Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Arrin në 717 numri i viktimave në Mina të Mekës

Në lidhje me këtë tragjedi Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh ku i shpreh ngushëllime tërë myslimanëve në botë.

Arrin në 717 numri i viktimave në Mina të Mekës

Bëhet e ditur se ka shumë të plagosur dhe në mes tyre edhe haxhi turq.

Zona ku është përjetuar më shumë dyndje njoftohet të jetë një zonë ku qëndronin myslimanët afrikanë.

Ndërkaq Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë që ndodhet në Mekë, Mehmet Görmez, ka ngritur menjëherë në tryezë emergjence.

Në lidhje me këtë tragjedi Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh ku i shpreh ngushëllime tërë myslimanëve në botë.

Akoma jo zyrtarisht, bëhet e ditur se ndër viktimat nuk ka hanxhi turq.

Ndërkaq Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli AA bën të ditur se ssnjë haxhi nga Shqipëria dhe Kosova nuk ka humbur jetën në rrëmujën e cila ndodhi sot si pasojë e dyndjeve të haxhinjve në Mina të Arabisë

Saudite, ndërkohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë akoma nuk është prononcuar

Në këtë vend, edhe në vitin 2006, gjatë ritit të "hedhjes së gurëve ndaj shejtanit" kishin humbur jetën 364 haxhi.

Bëhet e ditur se rreth 2 milionë besimtarë gjenden në Arafat.

Një pjesë e haxhinjëve nga Mina kanë ecur në këmbë deri në Arafat, derisa shumica janë sjellë me autobusë në afërsi të këtij mali, në të cilin brohorisnin "Të përgjigjem Zoti im".

Haxhinjtë në Arafat kaluan natën në grupe me besimtarët nga vendet nga të cilat kanë ardhur, ndërsa pas namazit të sabahut Arafati mbulohet plotësisht nga haxhinjtë me ihram të bardhë, veshje e thjeshtë me të cilën ata janë veshur, por e cila simbolizon barazinë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme