Shefat e ushtrive ruse e amerikane bisedojnë për DAESH

Ministrat amerikanë dhe rusë të Mbrojtjes të premten kanë biseduar mbi çështjen siriane dhe kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet në të ardhmen, sipas Pentagonit.

Shefat e ushtrive ruse e amerikane bisedojnë për DAESH

Ministrat amerikanë dhe rusë të Mbrojtjes, që nuk kishin pasur ndonjëherë kontakt të drejtpërdrejtë që prej ardhjes së Ashton Carter në shkurt, biseduan të premten mbi çështjen siriane dhe ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet në të ardhmen, sipas Pentagonit.

“Dy ministrat, Ashton Carter dhe Serguei Choigou, patën një bisedë konstruktive dhe ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet mbi mënyrat për të ndryshuar informacionet mbi aktivitetet ushtarake të palëve të ndryshme në Siri, si dhe mbi fushatën kundër organizatës së DAESH-it”, njoftoi në një komunikatë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se “biseda mes dy ministrave u mbajt mbi Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe mbi situatën në Siri dhe Irak në veçanti”.

“Nevoja për të koordinuar përpjekjet dypalëshe dhe shumëpalëshe kundër terrorizmit ndërkombëtar ishte në qendër të kësaj bisede”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes i cituar nga agjencitë ruse.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme