Falënderime të Ban ki-Mun ndaj vendeve që pritën refugjatët

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun falënderoi të gjitha vendet që strehojnë refugjatët sirianë me në krye Turqinë.

Falënderime të Ban ki-Mun ndaj vendeve që pritën refugjatët

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun falënderoi të gjitha vendet që strehojnë refugjatët sirianë me në krye Turqinë.

Ndërkaq Ban ki-Mun u bëri thirrje vendeve të Evropës për të përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm tha se sjellja ndaj refugjatëve në Hungari dhe Serbi është e papranueshme.

Ban ki-Mun iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Duke prekur në krizën e Sirisë dhe problemet e refugjatëve që jetohen në lidhje me këtë Sekretari Ban tha se këtu janë bërë shkeljet e të gjitha normave humanitare, ndërsa shtoi se palëve në konflikt, vendeve fqinje dhe “forcave të jashtme që përkrahin këto luftime” u mbetet ti japin fund kësaj tragjedie.

Sekretari i Përgjithshëm tha se civilëve të ikur nga lufta në Siri duhet tu jepet çdo lloj përkrahjeje përfshirë edhe kërkesat e tyre për strehim, ndërsa atyre që dalin kundër u bëri thirrje me fjalët “Vendosni veten tuaj në vendin e tyre”.

“Sirianët, të cilët ballafaqohen me bomba fuçi dhe me përjetojnë çdo lloj egërsire, do të vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre dhe të strehohen në vende tjera. Ata të cilët kanë humbur të gjitha shpresat në vendin e tyre do të kërkojnë rrugëdalje në vende tjera. Kjo është e natyrshme. Edhe ne do të bënim të njëjtën për fëmijët tanë sikur të ballafaqohemi me një gjë të tillë”, u shpreh Sekretari Ban.

Duke kritikuar edhe sjelljet ndaj refugjatëve në Serbi dhe Hungari, Ban ki-Mun tha se “Kjo është e papranueshme. Të gjitha vendet kanë problemet e tyre, por ndaj personave të ikur nga lufta dhe tortura duhen të qasen me dhembshuri dhe të respektojnë dinjitetin e tyre njerëzor”.

Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi vendet e Evropës dhe Azisë që refugjatët pa marr parasysh se prej nga vijnë ti trajtojnë në kuadër të të drejtave themelore të njeriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme