Përleshje në Mesxhid-i Aksa

Në përleshjet e dala në oborrin e Mesxhid-i Aksas janë plagosur 26 persona.

Përleshje në Mesxhid-i Aksa

Çizmet e ushtrisë izraelite shkelin në minberin e Mesxhid-i Aksas.

Në përleshjet e dala në oborrin e Mesxhid-i Aksas janë plagosur 26 persona.

Ndalesa e hyrjes në këtë xhami është në fuqi ende për shkak të festës “Rosh Ashana” që tek hebrenjtë pranohet si festa e vitit të ri.

Ushtarët izraelit sot në mëngjes hynë në oborrin e xhamisë, e cila për 3 ditë është e mbyllur për vizitë të myslimanëve, dhe ndërhynë ndaj xhematit që ndodhej brenda.

Ushtarët kanë hipur të mbathur në minberin e xhamisë Al Aksa.

Drejtori i kompleksit të Mesxhid-i Aksas, Omer Kisvani, në prononcimin e tij të bërë për gazetarin e Agjencisë së Lajmeve Anadolli, AA, ka thënë se “Ushtarët izraelit, të cilët nga çatia e xhamisë hodhën gaz lotsjellës dhe bomba shokuese ndaj myslimanëve kanë dalë edhe në minberin që është i rrethuar me xhama”.

Në përleshjet e dala mes ushtarëve izraelit dhe palestinezëve janë plagosur 26 persona.

Forcat ushtarake të Izraelit, në Mesxhid-i Aksa fillimisht hynë ditën e diele ku u konfrontuan me grupet e myslimanëve dhe penguan hyrjen e tyre në xhami duke përdorur dhunë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme