Gabriel: Evropa e turpëruar para refugjatëve

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, vlerësoi sot se Evropa u mbulua me turp pas dështimit të mbledhjes së ministrave në Bruksel mbi ndarjen e refugjatëve brenda Bashkimit Evropian.

Gabriel: Evropa e turpëruar para refugjatëve

Dje në mbrëmje, Evropa u mbulua sërish me turp”, deklaroi Gabriel, i cili është edhe ministër i Ekonomisë, gjatë një konference për shtyp.

“Gjermania nuk është gati të jetë në Evropë, si të thuash, paguesi(…) Të gjithë marrin pjesë kur bëhet fjalë për të marrë para, po askush kur bëhet fjalë për të marrë përgjegjësi. Nëse kjo vazhdon kështu, është fundi i mënyrës aktuale të financimit”, kritikoi Gabriel.

Të hënën, zëvendëskancelari konfirmoi se Gjermania, që ka rivendosur kontrollin në kufijtë e saj, përgatitet të presë një milionë imigrantë dhe refugjatë në vitin 2015, shumë më shumë se sa 800 mijë të deklaruar zyrtarisht deri tani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme