Qytetet e Evropës janë të gatshëm për të përballuar refugjatët

Kryetarët e bashkive të Parisit, Barcelonës, Lesbos dhe Lampeduzas i kanë bërë thirrje qeverive të Evropës për të dhënë më shumë ndihmë ndaj refugjatëve.

Kryetarët e bashkive në një artikull të përbashkët në gazetën spanjolle “El Pais” kanë theksuar se shtetet e Evropës duhet të rrisin ndihmat e tyre duke patur parasysh nevojat e qyteteve.

Në artikull theksohet se "Qytetet e Evropës janë të gatshëm për të përballuar refugjatët. Shtetet japin statusin e azilantit por ato që i strehojnë janë qytetet. Njësitë tona bashkiake do të mundësojnë nevojat e ushqimit dhe të strehimit për ato që janë larguar për shkak të luftës dhe të urisë dhe gjithashtu do të sigurojnë edhe dinjitetin e tyre. Mos iu ktheni shpinën qyteteve. Ajo që është e nevojshme është ndihma e qeverive".

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin këtë vit mbi 360 mijë refugjatë kanë mbërritur në Itali dhe në Evropë duke kaluar përmes Mesdheut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme