Gjermania paralajmëron Rusinë për Sirinë

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka paralajmëruar Rusinë kundër përfshirjes që synon për mbajtjen në pushtet të presidentit sirian, Beshar Esad.

Gjermania paralajmëron Rusinë për Sirinë

“Unë shpresoj se Rusia nuk është duke përkrahur zgjatjen e luftës civile në Siri”, tha Steinmeier.

“Një situatë nuk duhet të krijojë veprime të përbashkët që bashkësia ndërkombëtare i konsideron të pamundura”, tha ai, duke shtuar se duhet të ketë një fund në ndërhyrjen e pavarur në Siri.

Këtë javë Shtetet e Bashkuara te Amerikës shprehën shqetësime për raportet e medias se Rusia mund të jetë duke dërguar ushtarë në Siri.

Por, Rusia më pas hodhi poshtë këto shqetësime, duke thënë se ushtarakët e tij kishte qenë në vend për shumë vite për të ndihmuar me pajisje ushtarake që Moska i siguron qeverisë se regjimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme