Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA - Evokohet 14-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 14-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke organizuar ceremoni përkujtimore në zonën e atentateve.

SHBA - Evokohet 14-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Në të gjithë vendin do të mbahen disa minuta heshtje në përkujtim të sulmeve më të përgjakshme terroriste në SHBA, ku u vranë 2.977 persona.

11 shtator 2001, ekstremistë, që kishin ndërmarrë misione vetëvrasëse, rrëmbyen katër avionë me pasagjerë, duke i shndëruar në predha të komanduara kundër dy kullave të "World Trade Center" në Nju-Jork dhe kundër Pentagonit.

Një memorial i ri u përurua të enjten në nderim të viktimave të fluturimit 93 të “United Airlines”, avioni i katërt që u rrëmbye dhe që mendohet se pasagjerët e rrëzuan në një fushë në Pensilvani, për të shmangur sulme terroriste në Uashington.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme