Uashingtoni i shqetësuar nga dërgimi i avionëve rus në Siri

Vendimi i udhëheqjes së Moskës për të dërguar avionë regjimit të Sirisë shkaktoi shqetësime tek udhëheqja e Uashingtonit.

Uashingtoni i shqetësuar nga dërgimi i avionëve rus në Siri

Vendimi i udhëheqjes së Moskës për të dërguar avionë regjimit të Sirisë shkaktoi shqetësime tek udhëheqja e Uashingtonit.

Sipas Uashingtonit zyrtarë përkrahja e regjimit të Sirisë nga ana e Rusisë është një hap shumë i rrezikshëm.

Lajmet se Rusia do të mund të ketë dislokuar trupa shtesë dhe avionë në Siri, ndodhen në rendin e ditës së SHBA-së.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest shprehu shqetësimin duke thënë se hapat e Rusisë të hedhura në këtë drejtim do të mund të përshkallëzojnë edhe më shumë luftimet në Siri.

Duke tërhequr vëmendjen se kjo situatë përveç se do të shkaktoj humbjen e jetëve të më shumë sirianëve, Earnest tha se kjo do të jetë shkak edhe për rritjen e dyndjeve të refugjatëve sirianë.

Earnest gjithashtu vuri në dukje rrezikun nga konflikti me forcat e koalicionit, të cilat luftojnë kundër DAESH-it.

Ndërkaq edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby tha se “Gjëja më konstruktive që do të mund të bëjë Rusia në lidhje me konfliktet në Siri do të jetë ndërprerja e ndihmave ndaj regjimit të Esadit dhe përkrahja e tij”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme