Kerry: Do të presim më shumë refugjatë sirianë në SHBA

SHBA-të do të presin më shumë refugjatë, theksoi të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, një zhvillim pozitiv nga Uashingtoni, që ka mbajtur deri tani rreth 1.500 sirianë të pritur që prej vitit 2011.

Kerry: Do të presim më shumë refugjatë sirianë në SHBA

"Do të takoj anëtarët e Kongresit dhe jemi të angazhuar të rrisim numrin e refugjatëve sirianë, që ne do të presim", deklaroi kreu i diplomacisë së SHBA-ve pas një takimi në "Capitol Hill" për çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

"Ne po shikojmë me shumë kujdes numrin e personave, që mund të menaxhojmë përsa i përket krizës në Siri dhe Evropë", shtoi John Kerry, i cili iu përgjigj shkurtimisht disa gazetarëve dhe nuk dha asnjë informacion në lidhje me shifrat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme