Gati plani i kuotave të refugjatëve për çdo shtet anëtar

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, do të paraqesë sot propozimet e tij për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve në BE, një hap i par sipas Gjermanisë, që kërkon krijimin e një sistemi kuotash pa limite.

Gati plani i kuotave të refugjatëve për çdo shtet anëtar

Gjatë fjalimit të tij kryesor para Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker do të detajojë një plan që tashmë është i ditur në vija të përgjithshme.

Ai parashikon të shpërndajë mes shteteve anëtare të BE-së 120 mijë refugjatë gjatë dy viteve të ardhshme.

Këto kuota pritjeje e vendosin Gjermaninë në linjë të parë (26,2 për qind ose 31 443 refugjatë), e ndjekur nga Franca (20 për qind ose 24 031) dhe nga Spanja (12 për qind ose 14 931).

Por Gjermania i kërkoi dje partnerëve të saj evropianë që të hapin më shumë dyert për mijëra refugjatët që po dynden në kufijtë e Kontinentit të Vjetër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme