Ruhani: Irani i gatshëm të bisedojë me vendet tjera për Sirinë

Presidenti iranian, Hassan Ruhani ka deklaruar se Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedimet me SHBA dhe Arabinë Saudite për mënyrat e zgjidhjes së luftës civile në Siri.

Ruhani: Irani i gatshëm të bisedojë me vendet tjera për Sirinë

Presidenti iranian, Hassan Ruhani ka deklaruar se Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite për mënyrat e zgjidhjes së luftës civile në Siri.

Propozimin për bisedimet Ruhani e paraqiti gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e ftuar austriak, Heinz Fischer.

Sipas fjalëve të presidentit iranian, vendi i tij "do të ulet në cilën do tryezë me vendet e rajonit dhe fuqitë botërore në rast se rezultati do të jetë e ardhmja më e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike e Sirisë".

Irani është një nga vendet udhëheqëse që mbështesin Beshar Esadin. Ky vend, në anën tjetër, e akuzon Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara se janë në anën e rebelëve dhe militantëve të cilët e kundërshtojnë Esadin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme