Ministri irakian i Mbrojtjes i shpëton atentatit

Autokolona me të cilën lëvizte Khaled al-Obeidi sulmohet me snajper në pjesën veriore të Bagdadit.

376224
Ministri irakian i Mbrojtjes i shpëton atentatit

Ministri irakian i Mbrojtjes, Khaled al-Obeidi i shpëton një sulmi me snajper ndaj autokolonës që ishte duke lëvizur në pjesën veriore të Bagdadit.

Një burim anonim tha se Khaled udhëtoi për në Bagdad, pasi ai po vizitonte pozitat e kontrolluara nga pjesëtarët e grupeve terroriste të DAESH, kur u qëllua autokolona me të cilin udhëtonte.

Sipas informatave të para, në shënjestër ishte ministri, kurse plagoset truproja.

Iraku po kalon përmes krizës më të rëndë që prej vitit 2011, me tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend.

DAESH kontrollon pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, pasi ata morën kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosul dhe provincën më të madhe të Anbarit.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme