Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ministrat e Jashtëm të BE-së, pa marrëveshje për refugjatët

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian nuk kanë gjetur dot marrëveshjen për ndarjen e kuotave të detyrueshme të refugjatëve ndërmjet vendeve anëtare.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, pa marrëveshje për refugjatët

Austria bëri thirrje për një samit të jashtëzakonshëm.

Partia opozitare gjermane mbrojti idenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjegjësi të madhe në këto ngjarje, duke kërkuar nga Uashingtoni që të marrë përsipër edhe peshën ekonomike.

Hungaria po përgatitet të mbyllë kufijtë e saj për refugjatët duke filluar që nga data 15 shtator.

Kryeministri Viktor Orban deklaroi se do të urdhërojë pozicionimin e forcave policore dhe ushtarake përgjatë kufirit me Serbinë, në rast se ky plan miratohet nga Parlamenti.

“Unë jam në mbrojtje të vlerave dhe identitetit të krishterë të Evropës. Nuk po flasim për 150.000 apo për 500.000 persona. Në Bruksel kam dëgjuar të flitet se do të vijnë miliona, dhjetëra-miliona refugjatë”, u shpreh Orban.

Ndërsa shefi i diplomacisë austriake tërhoqi vëmendjen se tashmë ka ardhur koha që Evropa të hapë sytë përballë kësaj krize.

Sakaq, ministrat e Jashtëm të BE-së nuk kanë gjetur dot marrëveshjen gjatë takimit informal në Luksemburg për ndarjen e peshës së refugjatëve ndërmjet vendeve anëtare.

Gjermania dhe Franca sugjerojnë përcaktimin e një kuote të detyrueshme për numrin e refugjatëve, që duhet të pranojë çdo vend anëtar i BE-së; por shtete si Hungaria dhe Sllovakia e kundërshtojnë fuqishëm këtë propozim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme