Gjermania vendos gjashtë miliardë euro ndihma për emigrantët

Koalicioni i kancelares gjermane, Angela Merkel ra dakord për një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve.

Gjermania vendos gjashtë miliardë euro ndihma për emigrantët

Koalicioni i kancelares gjermane, Angela Merkel ra dakord për një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, numri i të cilëve në Gjermani vetëm gjatë fundjavës arriti në rreth 20 000, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile.

Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin.

Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e emigrantëve.

Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar emigrantët.

Gjermania dhe Austria ranë dakord të shtunën për të marrë refugjatë, të cilët deri tani ishin ndaluar nga Hungaria për të udhëtuar më në perëndim të Evropës duke cituar rregullat e BE-së sipas të cilave kërkuesit e azilit duhet të aplikojnë në të parin shtet perëndimor që mbërrijnë.

Gjermania pret 800 000 azilkërkues për këtë vit, më shumë se çdo vend tjetër i BE-së.

Rreth 20 000 refugjatë, kryesisht nga Siria, mbërritën në Mynih këtë fundjavë.

“Ne po mbërrijmë në limitin e kapaciteteve tona”, deklaroi sot zëdhënësja e qeverisë, Simone Hilgers.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme