Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dujarric:E drejta e vetos duhet të përdoret me përgjegjësi

Zëdhënësi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric argumenton se çdo veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit për veprime urgjente paraqet problem për OKB-në.

Dujarric:E drejta e vetos duhet të përdoret me përgjegjësi

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, Dujarric, ka thënë se OKB është organizatë komplekse dhe se me rastin e analizës së punës duhet të adresojmë në mënyrë specifike se për cilin segment bisedohet.

"Mendoj se gjatë analizave është e domosdoshme që të dallojmë se për cilën pjesë të OKB-së jemi duke folur. Pjesa e kompetencave që janë përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm dhe pjesa që i takon Këshillit të Sigurimit janë të ndryshme", tha Dujarric.

Në pyetjen se pse OKB-ja nuk tregoi vendosmëri të mjaftueshme për të ndaluar luftën në Siri, Dujarric tha se Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, pavarësisht nga mungesa e financave dhe problemeve në terren, ka investuar në maksimum në një numër të iniciativave humanitare që kishin për synim të ndihmojnë civilët e rrezikuar.

"Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur krizën. Kjo nuk është zgjidhje e vërtetë, por kjo është e një natyre politike dhe sekretari i përgjithshëm nuk mund të sillet në mënyrë të pavarur. Kjo kërkon mbështetjen dhe angazhimin e Këshillit të Sigurimit", tha Dujarric.

Duke rikujtuar diskutimet brenda KS mbi projekt-rezolutën që synonte kufizimin e vetos për pesë anëtarët e përhershëm të këtij organi, kur është fjala për çështje të veçanta, Dujarric tha se e drejta e vetos duhet të përdoret me një marrëveshje të madhe të përgjegjësisë dhe kujdesit.

"Mendoj se çdo veto është problem për OKB-në, sepse tregon qartë se nuk ka unitet në Këshillin e Sigurimit. Uniteti i KS është i nevojshëm për të tejkaluar diskursin politik në zgjidhjen e krizës në Siri, Jemen, Irak dhe Afganistan. Ne kemi nevojë që të gjithë anëtarët e KS të flasin me një zë dhe kjo do të ishte një mesazh i fortë për njerëzit në terren", përfundoi Dujarric.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme