Në Kobani të Sirisë u mbajt ceremonia mortore e vogëlushes Aylan

Voglushja Aylan së bashku me vëllain dhe nënën u varrosën dje në Kobani të Sirisë.

Në Kobani të Sirisë u mbajt ceremonia mortore e vogëlushes Aylan

Vogëlushja dy vjeçare Aylan, vëllai i saj një vjet më i madh Galipi dhe nëna e tyre Zahin Kurdi 27 vjeçare, trupat e pa jetë të të cilëve i nxori deti në brigjet e qytetit Bodrum, dje u varrosën në Kobani të Sirisë.

Në ceremoninë e varrimit të nënës dhe dy fëmijëve të saj, që humbën jetën nga përmbytja e anijes e cila mbante emigrantë të jashtëligjshëm drejt brigjeve greke, morën pjesë një numër i madh njerëzish.

Babai i fëmijëve, Abdullah Kurdi, arriti të shpëtojë, ndërsa në Kobani udhëtoi së bashku me trupat e të dashurve të tij.

Fotografia e vogëlushes, trupin e vdekur të së cilës e kishte nxjerrë uji në bregdetin turk të Bodrumit, shkaktoi reagime të ashpra nga publiku, duke u vënë në dukje problemet me të cilat po përballen emigrantët, shumica nga Siria dhe Iraku, në kërkim të një jetese më të mirë.

Në barkën që u mbyt në Detin Egje pranë Bodrumit, dhe në të cilën ndodhej familja Kurdi, ishin 20 emigrantë. Përveç Aylanit, Galipit dhe Zahin Kurdi, kanë humbur jetën edhe nëntë persona të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme