Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Cameron premton një ndihmë prej 137 milionë euro për refugjatët

Kryeministri britanik David Cameron njoftoi se Britania do të vë në dispozicion një ndihme prej 100 milionë sterlinash (137 milionë euro) për refugjatët.

Cameron premton një ndihmë prej 137 milionë euro për refugjatët

Kryeministri britanik David Cameron njoftoi për vënien në dispozicion të një ndihme prej 100 milionë sterlinash (137 milionë euro) për t’u përballur me krizën humanitare që vjen nga eksodi i sirianëve.

“Mund të shpall se ne do të japim 100 milionë sterlina shtesë duke e dërguar në një miliard kontributin e Britanisë së Madhe (më e larta në historinë e këtij vendi evropian. shën. i. përkth)” deklaroi Cameron gjatë një vizite në Madrid.

“Nga shuma prej 100 milionë sterlina 60 do të shkojnë për të ndihmuar sirianët në Siri dhe pjesa tjetër do të shkojë për vendet fqinje si Turqia, Jordania dhe Libani, që përballojnë pjesën më të madhe të refugjatëve”, theksoi kryeministri britanik gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun spanjoll, Mariano Rajoy.

David Cameron kishte më parë, para zhvillimit të një vizite në Lisbonë, se vendi i tij do të presë me mijëra refugjatë shtesë që vijnë nga Siria, duke insistuar gjithashtu mbi nevojën se duhen marrë në mbrojtje vetëm personat që gjenden në kampet e refugjatëve të OKB-së në vendet fqinje me Sirinë, për të dekurajuar marrjen përsipër të kalimeve të rrezikshme të detit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme