NATO: Shpresë për paqe në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se armëpushimi i rikonfirmuar në lindje të Ukrainës dhe reformat e njoftuara nga Kievi ofrojnë një mundësi të re për rikthimin e paqes.

NATO: Shpresë për paqe në Ukrainë

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg, i cili ka mbajtur një fjalim në Vilnius, i ka kërkuar Rusisë të ndërpresë mbështetjen e separatistëve.

“Përshëndes përpjekjet për ripërtëritjen e armëpushimit”, theksoi ai në një fjalim për marrëveshjen mes qeverisë dhe separatistëve në kuadër të ndërprerjes së shkeljes së armëpushimit duke nisur nga dita e martë, për shkak fillimit shkollor.

“Është herët për të parë se çfarë ndodh në të vërtetë në terren. Por, të paktën angazhimet e fundit ofrojnë për të gjitha palët një mundësi të re për aplikimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut”, shtoi Stoltenberg.

“Përshëndes vendimin për decentralizimin”, theksoi kreu i NATO-s duke akuzuar Rusinë se po vazhdonte mbështetjen e separatistëve dhe shkeljen e marrëveshjeve të Minskut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme