Ukrainë - Kampet verore kthehen në trajnim ushtarak për fëmijët

Në njërën anë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, në anën tjetër rregullat e luftës, që u mësohen brezave të ardhshëm. Fëmijët në Ukrainë, vend ky nën kthetrat e luftimeve prej gati një viti e gjysmë, po i nënshtrohen një trajnimi themelor ushtarak.

Ukrainë - Kampet verore kthehen në trajnim ushtarak për fëmijët

Një grup fëmijësh në Ukrainë po kalon ditët e fundit të pushimeve verore në një kamp.

Por ky kamp veror është shumë ndryshe nga ata të zakonshmit.

Aty nuk ka as aktivitete të lehta sportive dhe as argëtim...

Këta fëmijë të grupmoshës 11-15 vjeç janë pjesë e një trajnimi ushtarak bazë në një kamp pranë Kievit.

Gjatë këtij trajnimi 3-ditor, që jepet nga Garda Kombëtare e Ukrainës, fëmijët mësojnë të përdorin armët, t’i mirëmbajnë ato dhe të luftojnë trup më trup.

Po ashtu, fëmijëve u jepen leksione të ndihmës së parë, leximit të hartave dhe përcaktimit të objektivave.

Deri më sot, në këtë kamp janë trajnuar gjithsej 120 fëmijë në tri grupe. Disa nga pjesëmarrësit në trajnim janë fëmijë të familjeve ushtarake.

Ndërkohë që lajmet rreth trajnimeve ushtarake për fëmijët në kampet verore të Ukrainës janë ngritur edhe më parë në rend të ditës, mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve kanë filluar të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj situate.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme