Raporti i OKB-së: 1.325 të vrarë në Irak në muajin gusht

Të paktën 1,325 persona u vranë në muajin gusht të këtij viti si pasojë e dhunës së vazhdueshme dhe konflikteve të armatosura në të gjithë Irakun.

Raporti i OKB-së: 1.325 të vrarë në Irak në muajin gusht

Të paktën 1,325 persona u vranë në muajin gusht të këtij viti si pasojë e dhunës së vazhdueshme dhe konflikteve të armatosura në të gjithë Irakun. Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) ka publikuar raportin mujor të gjendjes në Irak, ku është bërë i ditur edhe numri i personave të vrarë në këtë shtet për muajin gusht.

Rreth 318 vrasje sipas këtij raporti janë regjistruar në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad.

Në raport vihet në në dukje, se mes viktimave 585 janë civilë dhe 740 pjesëtarë nga forcat e sigurisë irakiane, duke përfshirë edhe anëtarët e milicisë pro-qeveritare.

Ndërsa 1.811 persona u plagosën gjatë të njëjtës periudhë, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe dhunës në Irak.

Sipas të dhënave nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) në muajin korrik, 1.332 persona u vranë dhe 2.108 të tjerë mbetën të plagosur në të gjithë vendin.

Iraku ka qenë i karakterizuar nga mungesa e ushtrimit të autoritetit të shtetit në disa rajone të tij, që nga qershori i vitit të kaluar, kur organizata terroriste DAESH pushtoi dhe mori nën kontroll Mosulin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme