Polonia në kërkim të trenit "të florinjtë" misterioz nazist

Polonia njoftoi punimet për verifikimin e ekzistencës së mistershme të “trenit të florinjtë nazist”, që sipas kërkuesve mendohet të jetë groposur në fund të Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Walbrzych.

Polonia në kërkim të trenit "të florinjtë" misterioz nazist

“Ministri ka vendosur të dërgojë mjete teknike në terren për kryerjen e hulumtimeve dhe verifikimin e ekzistencës së këtij treni”, deklaroi për median zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jacek Sonta.

“Specialistët e inxhinierisë ushtarake do të shkojnë gjatë ditëve të ardhshme të përcaktojnë llojin e mjeteve teknike që do të përdoren në vend”, shtoi ai.

“Ushtria pritet të ndërhyjë me kërkesë të prefektit të rajonit”, saktësoi ai.

Dje prefekti i Basse-Silésie, Tomasz Smolarz u shpreh skeptik rreth ekzistencës të trenit legjendar që prej disa ditësh ka magjepsur opinionin publik në Poloni dhe jashtë saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme