Kriza e emigracionit të mos thyejë të drejtat qytetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë për shtyp nënvizoi sot se Bashkimi Evropian duhet të avancojë në përgjigjen që duhet t’i japë krizës së emigrantëve, që të mos rrezikojë të thyejë lidhjen themelore me të drejtat qytetare universale.

Kriza e emigracionit të mos thyejë të drejtat qytetare

“Të drejtat qytetare universale kanë qenë deri tani të lidhura ngushtë me Evropën dhe historinë e saj, si një parim themelor i Bashkimit Evropian. Nëse Evropa dështon me krizën e refugjatëve, kjo lidhje me të drejtat qytetare universale do të thyhet”, theksoi ajo në një konferencë shtypi.

Vendet evropiane, të cilave u është kërkuar nga Brukseli të respektojnë vlerat e tyre njerëzore, shfaqin në të njëjtën kohë ndarjet e tyre për menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve që janë dyndur drejt kontinentit.

”Kjo krizë është një sfidë për idealet e Bashkimit Evropian”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme