Fabius cilëson skandaloze sjelljet e disa vendeve ndaj emigrantë

Laurent Fabius, Ministri francez i Punëve të Jashtme, i gjykoi si skandaloze sjelljet e disa vendeve në lindje të Evropës përballë krizës së refugjatëve, duke filluar nga Hungaria.

Fabius cilëson skandaloze sjelljet e disa vendeve ndaj emigrantë

“Komisioni Evropian shpreson t’i shpërndajë kërkuesit për azil në të gjithë vendet evropiane për të lehtësuar vendet si Italia dhe Greqia. Kjo shpërndarje në bazë të vullnetarizmit goditet nga mungesa e vullnetit të disa vendeve si Hungaria, Austria, Sllovakia dhe Sllovenia.

“Gjermania dhe Franca kanë një sjellje shumë të guximshme, por duhet që e gjithë Evropa të marrë përgjegjësitë e saj”, vlerësoi Laurent Fabius.

Sipas Fabiusit “Hungaria duhet të çmontojë murin me tela me gjemba që ka ngritur dhe se BE-ja duhet të zhvillojë një bisedim serioz dhe të rreptë me krerët hungarezë”.

Hungaria, vend transiti për emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, ka ngritur me nxitim një “perde” me tela me gjemba në 175 kilometra kufij me Serbinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme