Australia thirrje Evropës për pjesëmarrje në bombardimet e DAESH

Nga Sidnei ka ardhur një thirrje për vendet evropiane që të marrin pjesë në sulmet ajrore kundër DAESH në Siri dhe Irak për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së emigrantëve që po godet kontinentin.

Australia thirrje Evropës për pjesëmarrje në bombardimet e DAESH

Ministrja e Punëve të Jashtme, Julie Bishop shpjegoi se “grupi xhihadist ishte në origjinë të arsyes së ikjes së mijëra emigrantëve për në Evropë, nga ku lind nevoja për të zgjeruar koalicionin ndërkombëtar”.

“Më shumë se 40 për qind e personave që kërkojnë azil në Evropë vijnë nga Siria dhe ne duhet të paraqesim një front të përbashkët për të shpërbërë organizatat terroriste që shkaktojnë shpërnguljen e kaq shumë njerëzve”, deklaroi ajo para medias.

Që prej fillimit të verës 2014, një koalicion antixhihadist i drejtuar nga SHBA-ja zhvillon sulme ajrore në zonat që shtrihet DAESH në Siri dhe Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme