Sulm me bombë në Bahrejn

Policia vendore arrestoi disa persona të dyshuar të jenë të implikuar me ngjarjen.

Sulm me bombë në Bahrejn

Bëhet e ditur se disa persona janë arrestuar pas sulmit me bombë të ndërmarrë në rajonin Karane në kryeqytetin ManamaBahrejnit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Bahrejnit, Tarık Hasan el-Hasan, në një deklaratë me shkrim në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme ka theksuar se “janë ndaluar disa nga të dyshuarit” e sulmit me bombë të ndërmarrë në rajonin Karane në veri të kryeqytetit të vendit.

Hasan ka theksuar se forcat e sigurisë menjëherë pasi kanë marrë denoncimin janë drejtuar për në vendin e ngjarjes dhe si rezultat i hetimeve dhe mbledhjes së provave kanë ndaluar disa persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.

Ai ka theksuar gjithashtu se në sulm ka humbur jetën një polic si dhe janë plagosur 6 persona të tjerë ku 4 prej tyre janë policë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme ishte njoftuar se terroristët kishin ndërmarrë dje një sulm ndaj forcave të sigurisë dhe si pasojë e sulmit kishte humbur jetën një polic.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme