Gjermani-Media në mbështetje të çështjes së emigrantëve

Disa media gjermane në mesin e së cilave gazeta “Bild”, e përditshmja më e lexuar në Evropë është shprehur në favor të pritjes së refugjatëve në Gjermani.

341361
Gjermani-Media në mbështetje të çështjes së emigrantëve

Disa media gjermane në mesin e së cilave gazeta “Bild”, e përditshmja më e lexuar në Evropë është shprehur në favor të pritjes së refugjatëve në Gjermani.

Ky vend ka kapacitet për pritjen e rreth 800 mijë azilkërkuesve në vitin 2015 dhe po përballet me një numër në rritje të akteve raciste.

Kjo është tragjedia më e rëndë e refugjatëve, na kërkohet t’u vijmë në ndihmë, citon e përditshmja “Bild” e cila synon të ndërmarrë një operacion të gjerë shpëtimi pro çështjes së refugjatëve për të treguar se burracakët dhe ksenofobët nuk shajnë në emrin tonë dhe se Gjermania ka zemër për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Gazeta ka për qëllim mbledhjen e donacioneve për fëmijët dhe fton lexuesit për t’u bërë pjesë e kësaj nisme në ndihmë të refugjatëve, një iniciativë e përshëndetur nga zëvendës kancelari i SPD-së, Sigmar Gabriel, ministrja e Mbrojtjes së CDU-së, Ursula van der Leyen apo drejtuesit e disa sipërmarrjeve të fuqishme si (Bahlsen, Siemens, Evonik).

E përjavshmja “Der Spiegel” synon gjithashtu të sensibilizojë lexuesit duke i propozuar dy vëllime.

Pjesa e parë i kushtohet “anës së errët të Gjermanisë” e ilustruar nga një qendër refugjatësh e djegur në flakë dhe tjetra “Gjermania e shndritshme” e cila tregon fëmijë të refugjatëve që lëshojnë balona në qiellin blu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme