Libi – Mbytet një anije me emigrantë, të paktën 76 të vdekur

Deri tani 76 kufoma janë gjendur dhe 198 persona janë shpëtuar në brigjet e Libisë pas mbytjes dje të një anieje, që transportonte rreth 300 emigrantë, njoftoi një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe, sipas një bilanci të ri.

Libi – Mbytet një anije me emigrantë, të paktën 76 të vdekur

“Aktualisht 76 kufoma janë gjendur dhe 198 persona janë shpëtuar”, deklaroi zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe, Mohammed al-Masrati.

“Vazhdon të ketë të zhdukur, me dhjetëra, por ne nuk e dimë se cili ishte numri i tyre i saktë”, shtoi ai.

Një përgjegjës i rojes bregdetare libiane kishte njoftuar dje në mbrëmje se kishte të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga kjo mbytje në brigjet e qytetit Zuaras, që ndodhet rreth 160 kilometra në perëndim të Tripolit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme