Gjermani - Merkel dënon manifestimet kundër refugjatëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dënoi të hënë në mbrëmje dhunën e ekstremit të djathtë gjatë fundjavës në Saxe (lindje) dhe nuk toleron që refugjatët të priten në Gjermani nga "grindavecë të dehur", sipas zëdhënësit të saj.

368859
Gjermani - Merkel dënon manifestimet kundër refugjatëve

"Kancelarja Merkel dhe gjithë qeveria dënojnë grumbullimet e dhunshme dhe atmosferën ksenofobe të kësaj fundjave", deklaroi Steffen Seibert gjatë një konference për shtyp.

Ai gjithashtu theksoi se "Gjermania është një vend me 'dhembshuri' dhe se nuk do të lejojë që refugjatët të priten nga slogane të urrejtjes dhe nga grindavecë të dehur".

Në Heidenau (Saxe, lindje) dy netë mes të premtes dhe të dielës ka pasur përplasje mes policisë dhe manifestuesve të ekstremit të djathtë, të cilët protestonin gjithashtu edhe kundër hapjes së një qendre të re për pritjen e refugjatëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme