COJEP i bën thirrje Evropës për qëndrim të unifikuar

Këshilli Ndërkombëtar i Drejtësisë, Paqes dhe Barazisë, COJEP dënoi ashpër ngjarjet e fundit të terrorit.

COJEP i bën thirrje Evropës për qëndrim të unifikuar

Këshilli Ndërkombëtar i Drejtësisë, Paqes dhe Barazisë, dënoi ashpër ngjarjet e fundit të terrorit.

Ky këshill i njohur për nga lufta e tij kundër islamofobisë dhe racizmit, i bëri thirrje Evropës për të marr qëndrim të unifikuar ndaj organizatave terroriste DAESH dhe PKK.

Një reagim i ashpër për ngjarjet e terrorit të jetuara në Turqi erdhi edhe nga Këshilli Ndërkombëtar i Drejtësisë, Paqes dhe Barazisë, COJEP.

Këshilli i bëri thirrje Evropës për të marr qëndrim të unifikuar ndaj terrorit.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Këshilli me seli në qytetin Strasbourg të Francës, u dënuan ashpër ngjarjet e terrorit që jetohen kohëve të fundit në Turqi.

Në deklaratën me titull “Ngrite zërin kundër terrorit”, kritikohet ashpër edhe qëndrimi ndaj terrorit i medias perëndimore.

Në mes tjerash thuhet se në dritën e ngjarjeve të jetuara në rajon për shkak të terrorit të organizatës DAESH, mediat perëndimore “vazhdojnë me punime për të formuar një perceptim humanist” ndaj PKK-së.

Theksohet se me anë të këtij perceptimi bëhen përpjekjet që organizata terroriste PKK të normalizohet në opinionin publik dhe të përkrahet në këtë mënyrë.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet: “COJEP-i shtron pyetjen ‘Nëse jo tani, kur atëherë?’, ndërsa u bëjmë thirrje të gjitha popujve të Evropës të cilat janë pro paqes dhe lirisë, që të marrin një qëndrim të unifikuar ndaj terrorit të DAESH-it dhe PKK-së”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme