Poroshenko akuzon Rusinë për dërgimin e autokolonave ushtarake

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko akuzoi sot Rusinë për dërgimin e tre autokolonave ushtarake në lindjen separatiste pro-ruse.

Poroshenko akuzon Rusinë për dërgimin e autokolonave ushtarake

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko akuzoi sot Rusinë për dërgimin e tre autokolonave ushtarake në lindjen separatiste pro-ruse, disa orë para një samiti në Berlin me homologët gjermanë dhe francezë për krizën ukrainase.

“Këtë javë, tre autokolona ushtarake kanë kaluar kufirin tonë në drejtim të Luganskut, Donetskut dhe Debaltsevës”, deklaroi Poroshenko me rastin e një marshimi ushtarak në qendër të Kievit për 24-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

“Moska ka furnizuar rebelët me 500 tanke, 400 sisteme artilerie dhe 950 automjete të blinduara”, theksoi kreu i shtetit ukrainas pa dhënë detaje se për cilën periudhë bëhej fjalë.

Rusia nuk ka hequr dorë nga ideja e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë apo nga një sulm i rebelëve brenda vendit, pavarësisht sanksioneve perëndimore që kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë ruse”, theksoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, 50 000 ushtarë rusë janë vendosur në kufirin me Ukrainën dhe 9 000 zyrtarë ushtarakë rusë janë pjesë e 40 000 trupave që përballen me forcat ukrainase në lindjen separatiste pro-ruse.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme