Liban-Protesta masive në Bejrut

Protestat masive mbi korrupsionin dhe problemet me mbeturinat në kryeqytetin libanez janë kthyer në përleshje midis mijëra demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Liban-Protesta masive në Bejrut

Protestat masive mbi korrupsionin dhe problemet me mbeturinat në kryeqytetin libanez janë kthyer në përleshje midis mijëra demonstruesve dhe forcave të sigurisë libaneze të cilat kanë ndërhyrë me ujë me presion.

Protestat në Bejrut filluan ditën e shtunë, ku u regjistruan një numër i madh incidentesh dhe përleshjet mes protestuesve dhe policisë, ndërsa vazhdoi edhe dje para qeverisë libaneze me pjesëmarrje të disa mijëra qytetarë të pakënaqur.

Protestuesit depërtuan kordonët policore dhe barrierat metalike, ndërkohë pas kësaj forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit dhe për të parandaluar hyrjen e tyre në ndërtesën qeveritare.

Protestat e organizuara nga OJQ-të përmes rrjeteve sociale janë ende në vazhdim, ndërkohë demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kanë hedhur parulla të tilla si "njerëz duan të heqin regjimin".

Kryeministri libanez, Temmam Selam sot ka thënë se do të ngrihet një hetim në lidhje me incidentin e natës së kaluar dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës do të ndiqen penalisht. Ai pretendon se protestat janë inicuar vetëm për shkak të problemeve me mbeturinat, por pas të gjithave, ka motive politike.

Problemet me mbeturina në rrugët e Bejrutit filluan korrikun e kaluar, kur kompania e pastrimit ndali punën për mbledhjen e mbeturinave. Që atëherë, rrugët janë mbushur me mbeturina dhe banorët e Bejrutit janë të frikësuar për shpërthimin e sëmundjeve infektive.

Ky problem erdhi ndërkohë që në vend ka një krizë politike, ku sektori joqeveritar dhe autoritetet publike kërkojnë luftë të fuqishme kundër korrupsionit në aparatin shtetëror.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme