Koretë sot bisedojnë për uljen e tensioneve

Ditën e sotme priten të zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes dy krerëve të dy Koreve, para skadimit të ultimatumit të Phenianit për shpallje të gjendjes së luftës.

Koretë sot bisedojnë për uljen e tensioneve

Ditën e sotme priten të zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes dy krerëve të dy Koreve, dy orë para skadimit të ultimatumit të dhënë nga ana e Phenianit, bëhet e ditur nga Seuli.

Koreja e Veriut kërcënoi kundërshtarin e saj me njoftimin e shpalljes së gjendjes së luftës, nëse nuk do t’i jepte fund operacioneve propagandistike në kufirin mes dy shteteve.

Takimi pritet të mbahet në fshatin kufitar, Panmunjom rreth orës 06:00 sipas orës lokale, njoftoi një zëdhënëse e Shtëpisë Blu, zyra ekzekutive e presidentit koreanojugor.

Koreja e Jugut do të përfaqësohet nga ministri i Unifikimit, Hong Young-Pyo dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Kim Kwan-Jim.

Koreja e Veriut nga ana e saj do të dërgojë zyrtarin më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Hwang Pyong-So, i cili konsiderohet si numri dy i regjimit dhe Sekretarin e Partisë së Punëtorëve, Kim Yong-Gon, i ngarkuar special për marrëdhëniet me Korenë e Jugut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme