Irak - Vritet numri 2 i DAESH-it

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është vrarë numri dy i organizatës terroriste DAESH, Fadil Ahmet el-Hayali, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij afër Mosullit në Irak.

Irak - Vritet numri 2 i DAESH-it

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është vrarë numri dy i organizatës terroriste DAESH, Fadil Ahmet el-Hayali.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar në SHBA, Ned Price në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se Hayali, i njohur edhe si "Haxhi Mutaz" është vrarë në një sulm ajror të SHBA-së në afërsi të Mosulit në Irak në mjetin e tij teksa udhëtonte më 18 gusht.

Price, i cili ka vënë në dukje se bashkë me Mutazin në makinë ndodhej edhe operatori i medias së DAESH Abu Abdullah, ka theksuar se Hayal koordinonte lëvizjen e armëve të kalibrit të madh, të eksplozivëve, automjeteve dhe ndërrimin e vendndodhjeve të elementëve të organizatës në Irak dhe Siri, si dhe ishte ndihmësi i lartë i liderit të DAESH-it, Ebu Bekir El-Bagdadi.

Price ka vënë në dukje se vrasja e Hayali-t do të ndikojë negativisht në operacionet e DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme