Arabia Saudite - Vriten dy pilotët e helikopterit të koalicionit

Autoritetet arabosaduite kanë njoftuar se dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të koalicionit në rajonin Xhazan, në kufi me Jemenin.

Arabia Saudite - Vriten dy pilotët e helikopterit të koalicionit

Komanda e Forcave të Përbashkëta (forcat e koalicionit) në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA ka theksuar se: "Pilotët Ali bin Muhammed el-Karni dhe Nasır bin Muhammed el-Harsi, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tipit “Apache”, brenda të cilët ndodheshin për të zbatuar detyrën për të mbrojtur atdheun nga kryengritësit, që cenojnë kufijtë e vendit ".

Në deklaratë gjithashtu theksohet se është duke u hetuar shkaku i rrëzimit të helikopterit.

Forcat e koalicionit, që nga fillimi i operacioneve në Jemen e deri më tani kanë njoftuar për herë të parë rrëzimin e një helikopteri dhe vdekjen e pilotëve.

Ndërsa në lajmin e kanalit televiziv El-Mesira, që është i lidhur me Lëvizjen Shiite Ensarullah (Huthi) është pretenduar se helikopteri “Apache” është rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga Huthitë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme