OKB-Thirrje Izraelit për të respektuar të drejtat e njeriut

Jeffrey Feltman i bëri thirrje forcave të sigurisë izraelite të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

OKB-Thirrje Izraelit për të respektuar të drejtat e njeriut

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike, Jeffrey Feltman, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u organizua me rastin e ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme, i bëri thirrje forcave të sigurisë izraelite të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Feltman në takimin e OKB-së ka paraqitur raportin mbi situatën në Lindjen e Mesme, ku theksoi se radikalizimi i konfliktit dhe trazirave në Rripin e Gazës, i cili ende zgjat, mund të shkaktojë më shumë paqëndrueshmëri në rajonin e Izraelit dhe Gazës. Feltman në raportin e tij, ka deklaruar se ai është dëshmitar i krimeve të urrejtjes të madhe në Lindjen e Mesme, dhunës së tmerrshme dhe provokimeve në Jerusalem ndaj vendeve të adhurimit. Ai preku edhe rastin e vdekjes së foshnjës nga vënia e zjarrit, si dhe vdekjes të babit të foshnjës pesë ditë më vonë për shkak të lëndimeve të rënda.

Në sulmin e ndodhur në fund të korrikut, janë dëmtuar nëna dhe vëllai i madh i foshnjës, i cili ende janë duke luftuar për jetën. Pas kësaj, në protestat e organizuara për shkak të vdekjes së këtyre njerëzve, u vra një djalë 21-vjeçar. Feltman i bëri thirrje autoriteteve izraelite që të marrin përgjegjësinë për këto sulme. Ai gjithashtu paraqiti raportin për muajin e fundit në të cilin ai ka përmendur 188 operacionet e kërkimit dhe arrestimet që janë kryer nga forcat e sigurisë të Izraelit. Me këtë rast u arrestuan 292 palestinezë, gjashtë prej të cilëve u vranë nga forcat e sigurisë izraelite.

Në të njëjtën periudhë janë plagosur 203 palestinezë, në mesin e tyre 40 fëmijë dhe shtatë gra. Në anën tjetër janë plagosur 12 pjesëtarë të forcave izraelite të sigurisë, ndërsa nuk kishte asnjë të vrarë. Ai vuri në dukje se ndryshimet e ligjeve të Izraelit ndikojnë ndaj Palestinës e cila është nën bllokadë dhe shtoi se paqëndrueshmëria ndikon në politikën e këtij vendi. Gjithashtu, Feltman i bëri thirrje forcave të sigurisë, që gjithë të ndaluarit ose ti sjellin në gjyq ose ti lirojnë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme