7 të vdekur nga përplasja e dy aeroplanëve në Sllovaki

Të paktën shtatë persona u vranë mëngjesin e sotëm pas përplasjes së dy aeroplanëve që kishin në bord rreth 40 parashutistë, në perëndim të Sllovakisë, njoftoi Ministria e Brendshme sllovake.

7 të vdekur nga përplasja e dy aeroplanëve në Sllovaki

Të dy avionët e llojit “L-410″ të prodhimit çek po bënin prova për një spektakël fluturimi që ishte parashikuar për të dielën, sipas zëdhënëses së Shërbimeve Zjarrfikëse dhe të Shpëtimit pranë Ministrisë, Zuzana Farkasova.

Viktimat janë katër anëtarë të ekuipazhit të dy avionëve dhe tre parashutistë. Një parashutist rezulton ende i zhdukur, raportuan mediat vendase.
Përplasja ndodhi në lartësinë 1500 metra pranë fshatit Cerveny Kamen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme