Francë-Angli, gati marrëveshja e bashkëpunimit për emigracionin

Parisi dhe Londra do të nënshkruajnë të enjten një marrëveshje për administrimin e emigrantëve në Kale (Calais), në veri të Francës, e kthyer në vendstrehim prej tyre.

Francë-Angli, gati marrëveshja e bashkëpunimit për emigracionin

Temat e bisedës janë çështja e sigurisë, lufta kundër rrjeteve kriminale të trafikantëve dhe ndihma humanitare, njoftoi të martën Ministria e Brendshme franceze.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Kale nga ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve dhe homologia e tij britanike, Theresa May. Në këtë takim të dy zyrtarët do të takohen me drejtues të organizatave dhe zyrtarë lokale, shtoi Ministria franceze nëpërmjet një komunikate për shtyp.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme