KS i OKB-së mbështet propozimin e Misturas për krizën në Siri

Mistura kishte propozuar nisjen e negociatave duke krijuar grupe të punës në katër çështje të ndryshme mes palëve në Siri.

KS i OKB-së mbështet propozimin e Misturas për krizën në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për të gjetur një zgjidhje rreth luftës së brendshme në Siri e cila ka lënë pas 4 vite dhe për të zbatuar Deklaratën e Gjenevës ka njoftuar se mbështet propozimin për nisjen e procesit të negociatave nën kryesimin e OKB-së.

Këshilli, në një deklaratë të lëshuar në nivel presidencial, njoftoi se mbështet planin për nisjen e negociatave duke krijuar grupe të punës në katër çështje të ndryshme mes palëve në Siri të propozuara nga Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Në deklaratë theksohet se me qëllimin për sigurimin " e një tranzicioni politik i cili ka në bazë negociatat politike dhe Deklaratën e Gjenevës" grupet e punës në fjalë duhet të punojnë mbi çështjet për "mbrojtjen e të gjithë popullatës siriane, çështjet politike dhe kushtetuese, çështjet ushtarake me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit, vazhdimin e shërbimeve publike dhe rindërtimin dhe zhvillimin".

Këshilli gjithashtu ka theksuar se çdo sektor duhet të fillojë urgjentisht punimet për vendosjen në zbatim të plotë të Deklaratës së Gjenevës e cila synon fillimin e një tranzicioni politik që do të rezultojë në krijimin e një qeverie kalimtare fuqiplotë, parandalimin e shkeljes së drejtësisë ndërkombëtare dhe përfundimin e dhunës.

Propozimi në fjalë i De Misturas pasi u paraqit më 29 korrik në KS të OKB-së, në deklaratën e përgatitur nga Franca, nuk ishte publikuar për arsye të refuzimit të Venezuelës e cila është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Venezuela në një deklaratë në lidhje me draftin kishte pretenduar se nuk e miraton tekstin me pretendimin se duhet të ndryshohet sa shprehje në lidhje me çështjen e "qeverisë së tranzicionit".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme