Regjimi sirian sulmon një treg në zonën Duma të kyeqytetit

Duma që ndodhet në zonën e kryeqytetit Damask kontrollohet nga opozitarët.

330303
Regjimi sirian sulmon një treg në zonën Duma të kyeqytetit

Theksohet se një avion luftarak i ushtrisë siriane kanë ndërmarrë sulme me "bombë vakum" në një treg në Duma në rajonin Guta lindore në Damask e cila është nën kontrollin e opozitarëve, ku si pasojë e këtij sulmi sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 67 persona.

Sipas informacionit e marra nga autoritetet e spitalit Sahra në Duma mësohet se avionët luftarakë të ushtrisë kanë sulmuar me "bomba vakum" në tregun në rajonin Duma që është në kontrollin e opozitarëve.

Autoritetet të cilët kanë vënë në dukje se në sulm kanë humbur jetën 67 persona duke përfshirë gra edhe fëmijë si dhe janë plagosur 200 të tjerë, kanë shprehur shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet për arsyen se shumë nga të plagosurit janë në gjendje serioze.

Ndërsa edhe Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar Sirian duke konfirmuar sulmin në Duma ka theksuar se pas ngjarjes në popullatë u jetua panik.

Edhe aktivistët lokalë në Duma kanë theksuar se avionët luftarakë të ushtrisë kanë kryer sulme në shumë vende të rajonit Duma dhe se në këto sulme ka të vrarë dhe të plagosur.

Edhe javën e kaluar avionët luftarakë të regjimit patën ndërmarrë sulme në një treg dhe në disa vendbanime në Duma, rajon i cili është nën kontrollin e opozitarëve, ku si pasojë patën mbetur 60 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme