Kinë - Nis trajtimi i ujit të kontaminuar në Tianjin

Grupi francez "Veolia" njoftoi sot se do të përpunojë rreth 100 tonë ujë të ndotur në zonën e Tianjinit (në veri të Kinës), për shkak të frikës së kontaminimit kimik pas shpërthimeve masive të së mërkurës në zonën industriale të qytetit.

Kinë - Nis trajtimi i ujit të kontaminuar në Tianjin

“Rreth 100 ton ujë i ndotur u transportua dy ditë më parë në qendrën tonë të trajtimit të mbetjeve të veçanta në Tianjin”, deklaroi një zëdhënëse e kompanisë me seli në Hongkong.

“Grupi i specializuar në menaxhimin e ujit, mbejtjeve dhe energjisë do të merret me ruajtjen e këtij vëllimi në mënyrë të sigurtë para procesit të trajtimit”, shtoi ajo.

Testet do të kryhen në mënyrë të veçantë për përcaktimin e përbërjes së këtyre ujërave dhe vlerësimin e shkallës së risqeve dhe llojit të komponentëve të mundshëm toksik.

Autoritet kineze njoftuan një ditë më parë se rreth 700 ton cianur u gjetën në depot ku ndodhën shpërthimet e fuqishme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme