Brazil – Protesta masive për largimin e Presidentes Rousseff

Rreth 900 mijë brazilianë, 2 milionë sipas organizatorëve, manifestuan të dielën për largimin e Presidentes së majtë, Dilma Rousseff, e përfshirë nga një stuhi e trefishtë ekonomike, politike dhe çështjet e korrupsionit.

Brazil – Protesta masive për largimin e Presidentes Rousseff

Të paktën 866 mijë persona, që mbanin të veshur bluza me simbelet kombëtare të verdhë e jeshile, parakaluan në mënyrë paqësore në rrugët e kryeqytetit, sipas të dhënave të fundit të policisë.

Organizatorët e lëvizjes qytetare, mbështetur nga një pjesë e opozitës, bëjnë me dije për rreth 2 milionë protestues, nga të cilët një milion vetëm në San-Paolo. Kjo protestë e mirëorganizuar shtrihej në më shumë se 100 qytete të vendit amerikanojugor.

Dilma Rousseff po përballet me një stuhi të trefishtë: Recesioni ekonomik, që ka çuar në miratimin e masave shtrënguese, duke shkaktuar pakënaqësi në radhët e popullatës; publikimet rreth skandalit të korrupsionit në lidhje me gjigandin publik të naftës, "Petrobras", që ka tronditur Partinë e Punëtorëve (PT) dhe parti të tjera aleate. Së fundi kriza akute politike, që po kërcënon në humbjen e shumicës së brishtë parlamentare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme