Libia akuzon DAESH-in për gjenocid në Sirte

Kryeministri libian, Abdullah al-Thini akuzoi komunitetin ndërkombëtar për pandjeshmëri ndaj dhunës dhe vrasjeve të kryera nga DAESH-i në Sirte si edhe për tradhti ndaj Libisë.

Libia akuzon DAESH-in për gjenocid në Sirte

Me anë të një deklarate në faqen e Facebook-ut të qeverisë së Tobrukut, kryeministri akuzoi ISIS-in për gjenocid si edhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që më në fund të ndihmonte edhe Libinë për eliminimin e terroristëve duke kritikuar embargon e OKB-së për hyrjen e armëve në Libi.

Burime lokale, të cituara nga gazeta ”Libya Herald”, thonë se ISIS-i ka vrarë mbi 100 persona, ka shkatërruar gjithçka dhe ka ushtruar dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Sirtes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme