Japonia përkujton sot 70-vjetorin e kapitullimit në L2B

Japonia përkujton sot kapitullimin pa kushte të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nënshkruar më 15 gusht 1945.

Japonia përkujton sot 70-vjetorin e kapitullimit në L2B

Ceremonia përkujtimore e 70-vjetorit me pjesëmarrjen e tri ministrave japonezë dhe personaliteteve politike në tempullin e Yasukinit në nderim të ushtarëve të rënë gjatë luftimeve, por edhe kriminelëve të luftës.pearl harbor pervjetori 2015

Haruko Arimura, ministrja për çështjet e grave, homologu i saj Sanae Takaichi, i Punëve të Brendshme dhe Komunikimit dhe Eriko Yamatani i ngarkuar mes së tjerash për Çështjet e oqeaneve dhe fatkeqësive vizituan sot tempullin që ndodhet në qendër të Tokios.

Vizita e Shinzo Abes nuk i ishte planifikuar në këtë vend të kultit Shinto, e cilësuar nga Kina dhe Korea e Jugut si një simbol i së kaluarës koloniale të arkipelagut, por ka kontribuar në organizimin e një shërbese rituale, raportoi media japoneze.

Vizita e tij në fund të vitit 2013 shkaktoi zemëratën e Pekinit dhe Seulit dhe notat qortuese të Uashingtonit.

Në këtë përkujtimore nderohen rreth 2,5 milionë të rënë, por ka ngjallur polemika pas regjistrimit në fshehtësi në vitin 1978 të 14 japonezëve të dënuar si kriminelë lufte nga Forcat Aleate pas kapitullimit më 15 gusht 1945.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme