Jemen-Një gazetar humb jetën nga luftimet në vend

Në sulmin e ndërmarr nga militantët Huthi në qytetin El-Bejda ka humbur jetën redaktori i "Albaida News" nga fisi Al Sevvad.

326626
Jemen-Një gazetar humb jetën nga luftimet në vend

Militantët e Lëvizjes Ensarullah Huthi në qytetin Ibb në pjesën qendrore të Jemenit kanë ndërmarrë një sulm me bombë në shtëpinë e Muhammed Xhemal, njëri prej komandantëve të Forcave të Rezistencës Popullore, mbështetëse të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi. Ndërsa në qytetin El-Bejda ka humbur jetën redaktori i "Albaida News" nga fisi Al Sevvad.

Mësohet se gjatë sulmit Xhemal nuk ndodhej në shtëpi dhe se familjen e tij e kishte dërguar më parë në një vend të sigurt, ndërsa theksohet se ka vetëm dëme materiale, ku banesa e tij ka dalë jashtë përdorimit.

Nga ana tjetër, si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga anëtarët e Lëvizjes Ensarullah Huthi në qytetin Bejda të Jemenit kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se militantët Huthi kanë bombarduar fshatrat në rajonin Sevadije në qytetin El-Bejda dhe kanë bastisur fshatin Bejturlhadr. Si pasojë e kundërpërgjigjes së banorëve të fshatit ndaj sulmit Huthive humbin jetën 3 persona, ku mes tyre ndodhet edhe Abdullah Atik es-Sevadi, redaktori i "Albaida News" nga fisi Al Sevvad.

Theksohet gjithashtu se për shkak të bombardimeve banorët e fshatit Bejturlhadr dhe përreth tij kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për shkak të paqëndrueshmërisë politike për një periudhë të gjatë në Jemen, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në muajin mars 2015 ndërmori një ofensivë për të parandaluar përparimin e Huthive të cilët ishin në konflikt të armatosur me forcat pro-qeveritare. Këto konflikte të armatosura mes militantëve Huthi dhe forcave pro-qeveritare vazhdojnë edhe në qytete të ndryshme të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme