SHBA: Trajnimi i forcave opozitare siriane është i rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se do të vazhdojnë programin trajno-pajis që zbaton ndaj forcave opozitare siriane.

SHBA: Trajnimi i forcave opozitare siriane është i rëndësishëm

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Toner, në konferencën ditore për shtyp, tha se nuk bëhet fjalë për pezullimin e programit amerikan për opozitarët sirianë.

Ai nënvizoi se programi trajno-pajis do të vazhdojë dhe kjo është e nevojshme për rritjen e kapacitetit të forcave që përfshihen në këtë program.

Zëdhënësi Mark Toner u shpreh se ngjarjet në rajon tregojnë që forcat opozitare siriane nuk janë në nivelin që duhet të jenë dhe shtoi: “Ne vazhdojmë në përqendrimin në programin në fjalë”.

Toner theksoi se programi është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër DAESH-it.

Edhe Komandanti i Forcave Tokësore, Raymond Odierno, tërhoqi vëmendjen se kanë nxjerrë mësime nga eksperiencat e forcave që u trajnuan të parët dhe shtoi se vazhdimi i trajnimit të opozitarëve sirianë është i rëndësishëm edhe nga aspekti i strategjisë ushtarake.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme