Kore e Veriut-Ekzekutohet zëvendëskryeministri

Ekzekutimin e zëvendëskryeministrit Choe Yong-Gon e urdhëroi lideri i vendit Kim Jong Un.

Kore e Veriut-Ekzekutohet zëvendëskryeministri

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e zëvendëkryeministrit të vendit, Choe Yong-Gon, shkruan agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap, që citon burime të paidentifikuara.

Yong-Gon, 63 vjeç, u ekzekutua në maj të këtij viti pasi kishte kritikuar politikat pyjore të liderit.

Ministria e Unifikimit nuk ka dashur të konfirmojë lajmin edhe pse pranon se zëvendëskryeministri nuk është parë në publik që prej tetë muajve.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme