Ukrainë - Bashkimi Evropian dënon djegien e makinave të OSBE-së

Bashkimi Evropian dënon sulmin e paprecedentë ndaj automjeteve të blinduara në përdorim nga vëzhguesit e OSBE-së, të cilat u dogjën të dielën pranë Donjeckut, bastion i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.

Ukrainë - Bashkimi Evropian dënon djegien e makinave të OSBE-së

Zjarrvënia u cilësua si akt kriminal nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që si përgjegjës ata që kontrollojnë “de facto” Donjeckun, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë separatistëve prorusë.

“Zjarrvënia ndaj automjeteve të misionit të vëzhguesve të OSBE-së të dielën në Donjeck është një akt i papranueshëm”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme