Ushtarët izraelitë qëllojnë për vdekje një palestinez

Siç bëjnë të ditur autoritetet izraelite një qytetar izraelit ishte plagosur lehtë me thikë në pikën e karburantit nga një palestinez i Bregut Perëndimor, i cili më pas ishte qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë.

Ushtarët izraelitë qëllojnë për vdekje një palestinez

Vazhdon tensioni në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez në pikën e karburantit.

Siç bëjnë të ditur autoritetet izraelite një qytetar izraelit ishte plagosur lehtë me thikë në pikën e karburantit.

Të njëjtat autoritete deklaruan se palestinezi që mbante thikën në dorë është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë.

Mësohet se palestinezi ishte nga një fshat aty afër.

Muajin e kaluar kolonët çifutë në Bregun Perëndimor i kishin vënë zjarrin një shtëpie dhe kishin vrarë një fëmijë si dhe i kishin plagosur rëndë familjen. Babai i foshnjës më pas kishte humbur jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme