Japoni - Rihap një reaktor bërthamor, i pari që prej Fukushimës

Një operator centrali bërthamor në Japoni lajmëroi sot se do të rivendosë në punë një central energjie në ishullin juglindor të Kyushu, reaktori i parë që rivendoset në punë që prej fatkeqësisë bërthamore në Fukushima.

Japoni - Rihap një reaktor bërthamor, i pari që prej Fukushimës

Ky do të jetë i pari central bërthamor dhe do të vendoset nën masa strikte sigurie, të zbatuara që prej aksidentit të marsit 2011.

Disa banorë u përpoqën që me anë ligjore të ndalojnë rihapjen e kompleksit Sendai, nën drejtimin e grupit të energjisë elektrike Kyushu dhe të programuar për të martën.

Qeveria konservative e vendit kërkon të rifillojë prodhimin e energjisë bërthamore.

Gjithsesi, sipas sondazheve, shumica e të anketuarve janë kundër kësaj.

Të gjithë reaktorët japonezë, 48, ndaluan aktivitetin pas fatkeqësisë bërthamore në centralin "Daiichi", Fukushima, që u shkatërrua tre herë pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 9,1 ballë Rihter dhe nga një cunami.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme